Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu do të ftohet në interpelancë dhe do jap përgjigje në Kuvendin e Kosovës, pas Raportit për Siguri nga Komisioni Evropian. Këtë e bënë të ditur anëtarët e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Në këtë mbledhje, gjithashtu u vendos që të ftohet për raportim në Komision për Çështje të Sigurisë edhe Ministri i Mbrojtjes Anton Çuni dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.
Kryetarja e komisionit, Fatmire Kollçaku tha se përmes interpelancës do të kërkojnë përgjigje nga ministri i Brendshëm, lidhur me vërejtjet e adresuara në Raportin e Komisionit Evropian për fushën e sigurisë.
Këtë vendim komisioni e mori pas pranimit të raportit të auditorit për Ministrinë e Mbrojtjes për vitin 2019, në të cilin ishte adresuar disa vërejtje.