Ahmeti dhe BIK-u kujdesen për varrimin e të moshuarës serbe

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në bashkëpunim me Bashkësinë Islame organizuan varrimin e një të moshuare të nacionalitetit serb e cila nuk kishte askend. Ajo ndodhej në Shtëpinë e Pleqve, e vetme pa ndonjë të afërm. Për të ndjerën nuk u kujdes as institucioni fetarë të cilës i përkiste.

Postimi i plotë i z. Ahmeti më posht:

Sot ka ndërruar jetë një qytetare e moshuar e nacionalitetit serb në Shtëpinë e Pleqve. Ishte vetë dhe nuk paska pas askënd. Për arsye te pasqaruara, nuk kishte askush për ta varrosur përfshi edhe institucionet fetare të cilave i përkiste. Se bashku me Bashkësinë Islame organizuam varrimin. Dua që publikisht ta falenderoj Bashkësinë Islame për gjithë organizimin. Në fund humaniteti – njerzillaku është më i rëndësishmi.

Related posts