Ahmeti njofton për donacionin nga Unicef-i

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një njoftimi në facebook ka njoftuar për ardhjen e një donacioni nga UNICEF në bashkëpunim me Ambasadën e Britanisë së Madhe.

Ky donacion ka ardhur si materiale higjienike dhe dezinfektuese për 58 shkollat e Komunës së Prishtinës, pikërisht në fillimin e semestrit shkollor.

Shkrimi i plotë i z. Ahmeti:

Sot, Drejtoria e Arsimit nga UNICEF në bashkëpunim me Ambasadën e Britanisë së Madhe ka pranuar donacion për 58 shkollat e Komunës së Prishtinës materiale higjenike dhe dezinfektuese.

Falënderojmë UNICEF dhe Ambasadën e Britanisë që kanë kontribuar për fillimin e semestrit të ri shkollor duke menduar për të mirën e rinisë së Prishtinës.

prishtina💙

Related posts