Përmes një postimi në facebook, keyetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka njoftuar se Drejtoria e Bujqësisë ka ndarë ndihmë financiare në vlerë prej 400 mijë euro për 152 fermerët e Komunës së Prishtinës të cilët u goditën nga fatkeqësitë natyrore këtë vit.
Lexoni të plotë postimin e z. Ahmeti:
Përveç pasojave nga pandemia #covid19, këtë vit fermerët kanë pësuar dëme edhe nga të rreshurat dhe erërat e forta. Andaj, përmes Drejtorisë së Bujqësisë kemi ndarë ndihmë në vlerë prej 400,000€ për 152 fermerë të Komunës së Prishtinës për të i mbështetur për humbjet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore gjatë këtij viti.