Ahmeti prezanton urdhëresën e ndalimit të produkteve piroteknike. 100 euro gjobë për ata që nuk e respektojnë

Kryetari i Prishtinës, Shpen Ahmeti ka bërë të ditur se ka nxjerrur një urdhëresë për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike.

Kjo urdhëresë vlen për vende të hapura publike, gjegjësisht në sheshe, rrugë e tregje. Kushdo që vepron kundër kësaj urdhërese, gjobitet në shumën prej 100 eurosh, ka shkruar kryetari Ahmeti në postimin e tij në facebook.

Për zbatimin e Urdhëresës, e cila do të jetë në fuqi deri më 3 janar 2021, do të kujdeset Drejtoria e Inspekcionit, ka shtuar më tej Ahmeti.

Related posts