AHMETI PUBLIKON LISTËN E BIZNESEVE QË PËRFITUAN NGA GRANTET

Përmes një postimi në facebook, që ka bërë Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka publikuar listën dhe numrin e bizneseve që kanë përfituar nga grantet e ndara për ndërmarrjet që kanë qarkullim deri në 50 mijë euro.

Ai ka bërë të ditur se nga kjo listë kanë përfituar katër mijë e 941 biznese, një mijë e 976 mikro biznese me nga 600 euro dhe dy mijë e 965 biznese të vogla me nga një mijë e 300 euro.

Postimi i plotë i z. Ahmeti:

Kjo është lista e fituesve të granteve për bizneset e Komunës së Prishtinës me qarkullim deri në 50,000€, ku në total kanë përfituar:-4941 biznese-1976 mikro biznese me nga 600€ -2965 biznese te vogla me nga 1300€. Lista e publikuar dhe përfituesit janë përcjellë në Thesarin e Kosovës – Ministrinë e Financave.

Fondet janë nga buxheti i Komunës së Prishtinës dhe si institucion kemi përfunduar të gjitha procedurat dhe tashmë presim procedumin e ekzekutimit të pagesave nga Thesari.

Related posts