Ahmeti shpërndanë kartolina si shenjë mirënjohje për personelin shëndetësorë

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, sot ka shpërndarë kartolina festive për personelin shëndetësorë të Qendrës së Mjekësisë Familjare në lagjen Kalabria, ku po trajtohen pacientët me Covid-19.

Lexoni të plotë postimin e z. Ahmeti:

Jam i lumtur që sot bashkë me Drejtoreshën për Arsim Shpresa Shala e Drejtorin për Shëndetësi Bujar Gashi e filluam javën në shoqëri të nxënësve të Prishtinës.

Ishim bashkë me ta për të shpërndarë kartolina të punuara me shumë kujdes e dashuri për personelin shëndetësor të Qendrës së Mjekësisë Familjare në lagjen Kalabria, ku po trajtohen pacientët me #covid19.

Jemi përjetësisht mirënjohës për të gjithë punën e jashtëzakonshme dhe të palodhshme që e bëjnë cdo ditë e në cdo situatë.
Falemnderit fëmijëve të Prishtinës për kujdesin dhe dashurinë e dhuruar nga zemra.

Related posts