Aksion policor edhe në Gjilan

Sot, Policia e Kosovës ka filluar ditën me aksione të ndryshme nëpër rajone të ndryshme të Kosovës. Pak më parë është raportuar se ka pasur arrestime të shumë personave në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, në Komunën e Istogut dhe Lipjanit.

Tani është raportuar se një aksion nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka edhe filluar në Komunën e Gjilanit, por nga kjo komunë nuk kanë informacion se për çfarë bëhet fjalë.

Nënkryetari i kësaj komune, Arbër Ismajli, është prononcuar për Gazetën Online Insajderi, se në mëngjesin e sotëm është parë një lloj mobilizimi i policisë, por që zyrtarisht komuna nuk është njoftuar për një operacion të mundshëm.

“E kemi parë një lloj mobilizimi në mënjges por zyrtarisht nuk është njoftuar komuna për një operacion të tillë. Tashmë interesohem për informacione të reja”, ka thënë ai.

Related posts