Aktivisti i shoqërisë civile Demi ironizon me vendimin e KQZ-së me diasporën

Drejtori ekzekutiv i institutit GAP, aktivisti i shoqërisë civile, Agron Demi përmes një postimi të tij në facebook, vendimin e sotëm të KQZ-së për diasporën e ka përcjellur me ironi dhe humor.

“VI. Nëse aplikuesi nuk posedon dëshmi se ka transferuar së paku 100.000 euro përmes Western Union, atëherë vota e tij/saj do të refuzohet.
VII. Nëse aplikuesi lajmërohet në telefon, por nuk posedon iPhone 12 ose Samsung S20, refuzohet vota e tij/saj”, VIII. Nëse aplikuesi nuk lajmërohet në telefon duke bërtitur “KQZ”, e humb shpërblimin e votimit…IX. Nëse pas krejt këtyre kushteve, diaspora vendos me votu, atëherë këmbëngulja e tij/saj konsiderohet si dëshirë për ndryshim dhe refuzohet vota e tij/saj automatikisht”, ka shkruar Demi në postimin e tij në facebook.

Related posts