Aktori, Çun Lajçi i infektuar me COVID-19, voton nga banesa e tij

Aktori i mirënjohur, Çun Lajçi ka disa ditë që është i infektuar me COVID-19, por gjendje e tij shëndetësore është e mirë.

KQZ për zgjedhjet parlamentare që janë duke u mbajtur sot ka angazhuar ekipe mobile për t’u mundësuar votimin të gjithë atyre që janë të infektuar me koronavirus.

Të drejtën kushtetuese për votim e ka shfrytëzuar edhe Lajçi nga banesa e tij.

Postimi i z. Lajçi në profilin e tij facebook.

Unë votova

Përsonat përgjegjës erdhën n’banesën time

Tek unë i infektuemi me Covid

Dhe ia përcaktova fatin vetës e Kosovës

Tue i përzgjedhë ATA që s’e duen interesin përsonal

Por Atdheun!

Urime KOSOVË!

Related posts