Albin Kurti e pati mbështetur hapur si President, tani Joe Biden i kërkon Serbisë njohjen e Kosovës si shtet të pavarur

Presidenti i SHBA-së, Joseph Biden, në një letër urimi presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë, ka kërkuar nga ai arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi, që do të përqendrohet në njohjen reciproke.

Mediat serbe shkruajnë se në letrën e tij presidenti amerikan, duke uruar presidentin Vuçiq me rastin e Ditës së Shtetësisë të Serbisë, ka konfirmuar mbështetjen amerikane në integrimin evropian të Serbisë.

Po ashtu, Biden në letrën e tij veçanërisht theksoi mbështetjen e SHBA-së për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e cila përqendrohet në njohjen reciproke.

Mediat serbe shkruajnë se, ndërsa bëhet fjalë për urimin për Ditën e shtetësisë së Serbisë nga Shtëpia e Bardhë, që janë kryesisht protokollare, një mesazh i llojit të tillë u dërgua për herë të parë, në të cilin apostrofohet se zgjidhja e çështjes së Kosovës me njohje reciproke ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, pritet që Vuçiq sot t’i përgjigjet këtij mesazhi.

Vlen të theksohet se 15 shkurti është dita e shtetësisë së Republikës së Serbisë.

Kujtojmë faktin se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje doli  hapur në mbështetje të Joe Biden për President të SHBA-së, ku ndër tjerash u bëri thirrje mërgatës shqiptare në SHBA të mbeshtesin Biden për president, brenda frymës demokratike.

Asokohe shumë media të Kosovës, tok me shumë analistë në Kosovë sulmuan pa logjikë dhe me një propagandë të paparë, z. Kurti.

Related posts