Albin Kurti i prerë: Ne do të garojmë në zgjedhje, lista jonë do të ketë 110 kandidatë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, në një prononcim për media ka thënë se lista e tyre do të ketë 110 kandidatë për deputetë.

“Priten zgjedhjet në shkurt, ne do të garojmë me listën tonë. Lista jonë do të ketë 110 kandidatë edhe ne do të fitojmë”.

“Jo vetëm që do të dalim të parët, por shumicën popullore do të bëjmë shumicë parlamentare me 14 shkurt, e çdo ditë pas asaj dite”, ka thënë Kurt.

Kujtojmë se LVV, dje nuk e ka dorëzuar në KQZ listën e re të krijuar sipas rrethanave pas vendimit të Supremes.

Related posts