Albin Kurti merr vaksinën e parë

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, do të jetë i pari në Kosovë i cili do të vaksinohet. Kryeministri Kurti sot merr vaksinën kundër COVID-19.

Këtë e kanë bërë të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi për media.

Ai do të vaksinohet në orën 16:30 në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

“Kryeministri Albin Kurti do të vaksinohet me vaksinën AstraZeneca – Oxford COVID-19. vendI: Salla e Sporteve “1 Tetori”, Prishtinë, koha: 16:30”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se të dielën ka ardhur kontigjenti i parë i vaksinave antiCOVID-19 nga COVAX.

Bëhet fjalë për 24.000 doza të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca, të cilat Kosova i ka pranuar nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Fillimisht do të vaksinohen punëtorët e Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare.

Related posts