Voton Albin Kurti: Sot është ditë e bardhë, e ndritshme ashtu siç do të jetë e ardhmja jonë

Në Fakultetin Teknik ka votuar, kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij.

Kurti pasi ka votuar është prononcuar për media se sot është ditë e bardhë dhe e ndritshme ashtu siç do të jetë e ardhmja jonë.

“Sot është ditë e bardhë, e ndritshme ashtu siç do të jetë edhe e ardhmja jonë. Qytetarët kanë nevojë për demokraci intstitucionet për legjitimiet, e drejt e cila më tej paraqet mundësi dhe shancë që duhet shfrytëzuar dhe duhet përdorur. Kosova si shtet i pavarur këtë të diel i kthehet popullit si burim i sovranitetit. Me dashuri për vendin duhet të votojmë.”, ka thënë z.Kurti.

Edhe pse sot nuk bën të pronocohen as politikanët, e as mediet, një gazetar e pyeti sot z. Kurti se a do ti marrë mbi 51% të votave, por ai është shprehur se “sot e kanë fjalën qytetarët, fushata ka përfunduar pardje”.

Related posts