Albulena Haxhiu ndalon shpërblimet me pagesë për zyrtarët

Albulena Haxhiu, ministrja e sapozgjedhur e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka dërguar Opinion Ligjor Agjencionit Kundër Korrupsionit.

Me anë të këtij opinioni ligjor, ministrja Haxhiu ka thënë se qëllimi i këtij Opinioni Ligjor është vënia në dijeni për mënyrën e drejtë në zbatimin e Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, konkretisht Nenit 13 të tij, i cili i ndalon shpërblimet me pagesë të zyrtarëve të lartë dhe i cili nuk është vënë ende në zbatim.

“Duke pasur parasysh që pavarësisht kësaj ndalese, zyrtarët e lartë sërish janë shpërblyer me pagesë si anëtarë të organeve drejtuese ku kanë qenë anëtarë, Ministria e Drejtësisë si sponzorizuese ka ndërmarrë veprime për zbatimin e këtij Ligji. Bashkëngjitur gjeni Opinionin Ligjor lidhur me këtë”, ka shkruar Haxhiu.

Related posts