Aliu përmend shumë çështje në kuvend, apelon për vëmendje ndaj jetëve të humbura dhe mungesën e oksigjenit në spitalet tona

Në Kuvendin e Kosovës, në mbledhjen që po mbahet, foli deputeti nga radhët e VV-së, Liburn Aliu, ku me theks të veçantë diskutoi mbi gjendjen aktuale pandemike me shumë jetëra të humbura dhe me oksigjenin që tanimë po mungon në spitalet tona.

“Kjo qeveri i bëri 6 muaj duke folur më shumë për karrigen e presidentit sesa për jetët që po shuhen çdo ditë dhe oksigjenin e munguar në spitalet tona.”, ka thënë deputeti Aliu.

Deputeti Aliu pati një mal kritikash ndaj institucioneve qeveritare, si ajo: heqja e reciprocitetit me Serbinë, lënja anash e procesit të Vettingut, shpërbërja e bordeve, bllokimi i llogarive bankare të Trepçës e Telekomit, çështjen e “Ujmanit” e shumë çështje tjera të ngritura me shqetësim.

“Heqja e reciprocitetit me Serbinë, mënjanimi i Vettingut në drejtësi e siguri, shpërbërja e punës së Bordeve të ndërmarrjeve publike, bllokimi i llogarive bankare të Trepçës e Telekomit, zotimet që e vunë në pikëpyetje shtetësinë, Ujmanin që u vu në pazar, barazim i të pagjeturve me të zhvendosurit, dy autostradat për Serbinë, ‘Zajednica’ si ajo e 2015, zv. ministra pa shkollim, këshilltar të kriminalizuar, konsuj privat, tenderë për veten, leje për hidrocentrale, masa absurde për pandeminë, pagesa për bizneset por jo për punëtorët, vjedhja e thesarit, vjedhja e kasafortës, ulja e buxhetit për FSK-në, shfuqizimi i task forcës antikorrupsion, hakmarrja ndaj kryeshefit të Trepçës, drejtorëve të policisë, ATK-së, doganave e kryeshefit të KOST-it, këto janë vetëm disa prej pasojave të kësaj qeverie të paligjshme” tha Liburn Aliu, i cili duke kujtuar fjalët e Hotit që “s’keni parë gjë akoma?” shtroi pyetjen se çfarë mund të pritet tutje?

Gjithashtu, duke iu referuar pakos së rimëkëmbjes, Aliu tha se qytetarëve iu dhanë paratë e tyre si pretekst për t’ua hequr taksën e tantiemën tajkunëve që kanë ngulfatur oksigjenin e shoqërisë, shtetit dhe vendit.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.