Anëtarësimi në Këshillin e Sigurimit në OKB/ Meta: I bindur se vendi ynë do të përmbushë me përgjegjësi të lartë këtë detyrë dhe mision

Mes krerëve të vendit, edhe presidenti Ilir Meta ka përshëndetur anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Ai shprehet se vendi ynë është për herë të parë në 65 vite anëtarësi në këtë Organizatë të rëndësishme për paqen, sigurinë dhe stabilitetin global.

Meta thekson se sfidat janë të jashtëzakonshme dhe shumë të vështira, por shprehet i bindur se vendi ynë do të përmbushë me përgjegjësi të lartë këtë detyrë dhe mision për dy vitet e ardhshme.

“Përshëndes zgjedhjen sot të Shqipërisë, anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për herë të parë në 65 vite anëtarësi në këtë Organizatë të rëndësishme për paqen, sigurinë dhe stabilitetin global. Sfidat janë të jashtëzakonshme dhe shumë të vështira, por shpreh bindjen se vendi ynë do të përmbushë me përgjegjësi të lartë këtë detyrë dhe mision për dy vitet e ardhshme”, tha Meta./Top Channel

Related posts