Edhe një herë boksieri britanik, Joshua tregoi se ka eksperiencë në boks, ai arriti që t’i mbrojë titujt e tij në pesha të rënda, në WBA, IBF dhe WBO, IBO pasi e mposhti bullgarin Kubrat Pulev.
Joshua e mbylli këtë meç në raundin e nëntë duke e nokautuar Pulevin pas disa goditjeve të forta.
Ndryshe, për Joshuan kjo ishte fitorja e 24 në karrierë, ku 22 i ka me nokaut dhe një humbje të pësuar nga Andy Ruiz në të kaluarën.