Anulohet fluturimi Prishtinë – Milano

Është komplikuar udhëtimi me aeroplan në Itali, në drejtimet Prishtinë – Milano. Fluturimi për Milano që ishte planifikuar për sot është anuluar, ka bërë të ditur zyrtari për informim në Aeroportin “Adem Jashari”, Bujar Gashi.

Kjo për arsye se, qeveria në Itali ka vënë masa shtesë deri më 15 shkurt në lëvizjet bre brenda shtetit dhe udhëtimet nga jashtë.

Në Itali është e ndaluar çdo lëvizje në distancë, përveç atyre për arsye pune.

Udhëtimet Kosovë – Itali lejohen vetëm në raste urgjente dhe për hyrjen apo kthimin në Itali duhet vetizolim 14-ditor.

Related posts