Anxhela Peristeri publikon këngën “Karma” me të cilën përfaqëson Shqipërinë në Eurovision

Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhela Peristeri ka bërë pubike videoklipin bashkë me versionin final të këngës “Karma”. Ajo me këtë këngë do të marrë pjesë në Eurovision këtë vit duke e përfaqësuar Shqipërinë.

Tekstin e këngës “Karma” e ka shkruar Olti Curri dhe kompozimin Kledi Bahiti, ku fitoj Festivalin e 59-të të Këngës në RTSH në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa këngëtarja versionin final e ka punuar në një studio të njohur në Greqi.

Eurovisioni këtë vit mbahet në Rotterdam të Holandës më 18,20 dhe 22 maj.

Related posts