Apeli i’a vërteton Robinho dënimin prej 9 vitesh burg

Brazilianit Robinho të enjtën i është vërtetuar dënimi me 9 vite burg nga nga Gjykata e Apelit në Itali, pasi u vërtetua se kishte abuzuar seksualisht me një vajzë shqiptare.

Robinho gjatë kohës sa luante te Milano në vitin 2013, ai akuzohet se kishte përdhunuar seksualisht një vajzë shqiptare, së bashku me një mik të tij.

Ngjarja kishte ndodhur në 22 janar të 2013-ës, pas dëfrimit në një diskotekë të Milanos, ku ish-sulmuesi i Milanit gjendej bashkë me pesë brazilianë të tjerë. Mediat italiane, raportojnë se në deklaratën e saj para autoriteteve, vajza ka treguar se nuk ka qenë e vetëdijshme në atë moment, dhe më pas ka humbur plotësisht ndjenjat.

Vajza shqiptare atë kohë kishte qenë 22 vjeçare.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.