Pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, të mbajtur sot para mediave është deklaruar deputeti i kësaj parti Arben Gashi.
Gashi ka bërë të ditur se ajo qka është biseduar brenda takimit sipas tij ka të bëj me përgatitjet teknike për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Gjithashtu ai ka shtuar se është diskutuar ndërtimi i kritereve për kandidatët e ardhshëm për deputetë dhe hartimi i programit të fushatës.
“Ka qenë mbledhje për përgatitje teknike. Nuk ka diçka konkrete, besoj në ditët në vazhdim në rast se do të ketë diçka, para se me u dorëzu lista e koalicioneve edhe pse nuk do të ketë dicka të veçantë. Ka kohë për këtë punë. Ka qenë një mbledhje koordinuese rreth ndërtimi të kritereve për kandidatet e ardhshëm për deputet dhe hartimi i programit të fushatës”, ka thënë Gashi.