Arben Gashi e nis me “ngacmim” punën e deputetit/ E fton Faton Pecin të ulet kah LDK-ja

Pa e pyetur askush, me shaka e fillon seancën e legjislaturës së VIII të Kuvendit të Kosovës, Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Ai ka “ngacmuar” ish-bashkëpartiakun, Faton Pecin e Listës së Vjosa Osmanit, ku para se te uleshin në karriget e tyre, deputeti në ardhje nga LDK e “sugjeron” Faton Pecin se ku të ulet duke i’u drejtuar se ai duhet të ulet tek karriget e LDK-së.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi njifet edhe më heret si thumbuesi nga radhët e LDK-së.

Related posts