Arben Vitia: Lajmi i publikuar rreth kontratës për vaksinat i pavërtetë, i dëmshëm dhe dashakeq

Të pavërteta, të dëmshme dhe dashakeqe po i quan, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia lajmet që qarkulluan gjatë ditës së sotme në mediat vendore në lidhje me mosnënshkrimin e kontratës me Pfizer dhe BioNtech për sigurimin e vaksinave.

Vitia ka thënë se edhe ato gjysëm informacione që kanë dalë janë konfidenciale dhe rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.

Gjatë konferencë, ministri Vitia ka ftuar Prokurorinë të hetojë në lidhje me këtë rast.

“Lajmi i publikuar në gazetën Insajderi është i pavërtetë, i dëmshëm dhe dashakeq. Eshtë i pavërtetë sepse ata kinse janë siguruar me informacione zyrtare janë të pavërteta. Edhe ato gjysëm materiale që kanë rrjedhur janë konfidenciale dhe kjo mund të rrezikojë edhe shëndetin e qytetarëve. Ne ftojmë Prokurorinë e Shtetit të veprojë ndaj kujdo që rrezikon shëndetin e qytetarëve. Si Ministër i juaj i Shëndetësisë jam i kënaqur me punën e bërë nga Komiisoni për sigurimin e vaksianve” ka thënë Vitia para mediave.

Related posts