Arrestime masive të mbështetësve të Navalnyt në Rusi

Rreth 1.400 njerëz janë arrestuar të martën gjatë protestave në mbështetje të kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny, ka thënë vëzhguesit.

Nga Moska janë shfaqur xhirime që tregonin dhunën e policisë ndaj protestuesve.

Të martën, një gjykatë në Moskë ka marrë vendim për shndërrimin e dënimit me kusht në dënim me burgim prej 3 vjet e gjysmë për liderin opozitar, Aleksei Navalny.

Ai thotë se çështja është e motivuar politikisht.

Navalny i tha gjykatës së prapa burgimit të tij qëndrojnë “urrejtja dhe frika” e presidentit rus, Vladimir Putin.

Ai u arrestua më 17 janar, pasi arriti në Rusi nga Gjermania, ku ishte trajtuar për disa muaj, pas helmimit në gushtin e kaluar. Navalny thotë se pas këtij helmimi qëndron presidenti rus, Vladimir Putin. Këto akuza janë hedhur poshtë nga Kremlini.

Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar e kanë dënuar vendimin e gjykatës, duke kërkuar që udhëheqësi i opozitës ruse të lirohet menjëherë./Top Channel

Related posts