Arrestimi i Alexei Navalny, Parlamenti Evropian rezolutë kundër Rusisë

Ligjvënësit e Parlamentit Evropian miratuan të enjten një rezolutë që bën thirrje për bllokimin e projektit të gazsjellësit “Rrjedha e Veriut 2”, si përgjigje ndaj arrestimit të kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny.

Navalny u arrestua fundjavën e kaluar dhe më pas u burgos nga gjykata ruse për akuza që lidhen me shkeljen e lirimit me kusht.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, që vazhdimisht ka mbështetur gazsjellësin mes Gjermanisë dhe Rusisë, deklaroi të enjten se këndvështrimi i saj lidhur me këtë projekt nuk ka ndryshuar, pavarësisht rastit të Navalny-t.

Ligjvënësit në Parlamentin Evropian votuan në masë për të bllokuar punimet e gazsjellësit me 581 vota pro, 50 kundër dhe 44 abstenim, duke i bërë gjithashtu thirrje BE-së që të rishikojë marrëdhëniet me Rusinë./euronewsalbania.

Related posts