Arrestohet Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial, Lavdim Krasniqi

Lavdim Krasniqi, që po mbante pozitën e drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës është arrestuar gjatë ditës së sotme.

Në media u raportua se arrestimi i tij ka të bëjë me keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Rastin për medie e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, i cili tha se në polici është shoqëruar edhe një zyrtar tjetër.

“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, me urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka shoqëruar për intervistim dy persona. Të njejtit janë shoqëruar për intervistim, mbi dyshimin e bazuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare”, ka thënë Kelani

Related posts