Arrestohet me forcë Dardan Molliqaj, ishte duke protestuar për qasjen selektive në shkeljen e masave anti-covid

Është arrestuar me forcë nga Policia e Kosovës, Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj me disa aktivistë të tjerë të kësaj partie afër stacionit qendror të Policisë në Prishtinë.

Ata u arrestuan derisa ishin duke protestuar në një aksion simbolik para policisë, të cilët duke shkruar në muret e stacionit të Policisë kanë shprehur kundërshtinë e tyre ndaj qasjes së Policisë ndaj partive politike që po i shkelin masat kundër koronavirusit.

Ndërkaq, në anën tjetër, policia nuk po heziton t’i dënon qytetarët e Kosovës me gjoba të ndryshme aty ku po vërhete se po shkelen masat anti-covid dhe kjo po shifet si diskrimin.

“Për partitë tubime, për qytetarët dënime”, kanë shkruar aktivistët e PSD-së.

Related posts