Arrijnë pakot e para me votat e mërgatës

Sot, Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka njoftuar se do të pranojnë pakot e para të supozuara me fletëvotime nga DHL Kosovë në orën 15:00.

“Këto pako të përcjellura nga Policia e Kosovës, pastaj do të vendosen në hapësirën e ruajtjes, e cila gjendet në ndërtesën e Ministrisë së Infrastrukturës në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, thuhet në njoftimin e Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim.

Kjo zyrë, ka ftuar subjektet politike dhe organizatat të cilat kanë të akredituar vëzhgues që të vëzhgojnë procesin.

Related posts