Asambleisti i LDK-së në Podujevë i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i shoqëruar edhe nga kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqin ka prezantuar sot një aderim të ri në LVV, e ai është Bahri Blakçori, asamblestin e LDK-së në Komunën e Podujevës.

Postimin e plotë të z. Kurti e lexoni më posht:

Bahri Blakçori, asambleist i LDK-së në Komunën e Podujevës, na u bashkua në VETËVENDOSJE!.
Ai ka diplomuar në nivelin Master në Edukim Fizik dhe Sport si dhe në atë Bachelor në Teknologji Informative. Punon në shkollën e mesme të lartë “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë si profesor i Edukimit Fizik dhe Sportit. Ka qenë i angazhuar si asistent edhe profesor në Kolegjin “UNIVERSI”. Po ashtu, ka qenë trajner për disa vite në klubin e futbollit “Llapi” me gjeneratën U-19. Në vitet 1997-1998 në katedrën e Politeknikës ishte kryetar dhe udhëheqës i aktivitetit dhe protestave studentore.

Në Lëvizje e mirëpritëm me Kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, dhe Drejtorin e Arsimit atje, Avni Fetahu.

Related posts