Asnjë rast i vdekjes brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, por 18 raste të reja me COVID-19

Zero raste të vdekjes nga Covid -19 në Kosovë në 24 orët e fundit. Kështu ka njoftuar Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku thuhet se 18 raste të reja kanë rezultuar pozitive me COVID-19.

Gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar edhe 239 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.382.

Në total numri i rasteve aktive ka rënë në një mijë e 822.

Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë dy mijë e 595 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 69.686 doza të vaksinës.

Related posts