Ata që kanë dyshime se nuk i janë paguar kontributet pensionale, denoncimin mund ta bëjnë në:0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë thirrje për punëtorët të cilët nuk i kanë të paguara kontributet pensionale.

“Duke pas parasysh që jeni në periudhën kur shumë shpejt do të nis implementimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, e me theks të veçantë aplikimi për tërheqjen e 10% nga Fondi i Kursimeve Pensionale, ATK i bënë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë dyshime që punëdhënësi nuk i ka paguar kontributet pensionale të parapara me ligji, t’i denoncojnë këto raste në linjën pa pagesë 0800-80-800, si dhe në adresat elektronike info@atk-ks.org ose standarde.profesionale@atk-ks.org. ATK do të ndërmarr të gjitha masat ndaj secilit biznese, i cili vërtetohet se nuk i ka kryer këto obligime. Po ashtu, Administrata Tatimore kërkon edhe nga tatimpaguesit që t’i rishikojnë listat e punëtoreve të tyre, pasi që ATK ka identifikuar raste kur pagesa e kontributeve pensionale është bërë në TRUST, mirëpo nuk është aranzhuar lista e punëtoreve”, shkruan në postimin e ATK-së.

Sipas statistikave të cilat i ka ATK që nga muaji janar 2020 deri më sot janë realizuar 235 vizita, të cilat kanë kontribuar në regjistrimin e punëtorve dhe 28 kontrolla, të cilat si fakte në rast kishin punëtore të paregjistruar dhe mos mbajtje të Tatimit në Burim.

Ndër të tjera, ATK njofton se sipas analizave të bëra në pasqyrat e tatimpaguesve është një numër i bizneseve që brenda vitit 2020, në të shumtën e rasteve kanë deklaruar kontributet pensionale mirëpo kanë mbetur të papaguar, si dhe në rastet e gabimeve në deklarim.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.