Atraksioni interesant i dashurisë në Prizren

Nuk jemi në ndonjë qytet të Evropës por në qytetin antik të Prizrenit. Në këtë qytet kanë vendosur që betimin mbi dashurin dhe besnikërin ta bëjnë në një tjetër mënyrë atraksioni, ndryshe nga ajo që kemi parë deri tani.

Vendi që më së shumti vizitohet në Prizren, afër “shatërvanit” është “Ura e Kaltër e Dashurisë”, e cila mori këtë emër nga viti 2015 duke u bërë vendi ku çiftet lidhin dashurin e tyre përmes drynit dhe hudhjes së çelsave posht lumit.

Nga “Ura e Naletit”, siç është quajtur dikur, tani njifet me emrin “Ura e Kaltër e Dashurisë” dhe është shëndërruar në një atraksion të veçantë për shumë vizitorë.

“Ura e Kaltër e Dashurisë”, është vepër të cilën e ka realizuar artistja Doruntina Ukimeri si pjesë e projektit “Aktivizimi kulturor dhe urban në Prizren”, dhe e përkrahur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Nga viti 2015 deri tani kësaj ure i është rënduar pesha nga drynët e shumtë dhe nuk dihet se si do të ndodh tutje kur nuk do të ketë vend për vendosjen e drynëve të rinj.

Related posts