Moti sot me diell / temperaturat gjatë ditës deri në 17 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e parë e muajit mars do të karakterizohet me mot relativisht të ngrohtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-17 gradë celsius. Në fundjavë parashihet të ketë zhvillim të vranësirave të cilat vende – vende do të sjellin shi dhe ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6 m/s. Si pasojë e masave anticiklonike të stacionuara ditë më…

Read More

Ngjarjet për ditën e sotme

U.d. Presidentja Vjosa Osmani pret në takim të ngarkuarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. (Kabineti i Presidentes, ora 8:00). Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj pret në takim përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. (Zyret e Selisë Qendrore të PDK-së, ora 9:50 – mediat të marrin pamje nga ky takim). Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik dhe USAID në Kosovë, lansojnë dy module të reja të prokurimit elektronik. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00). Koalicioni ad-hoc i organizatave të shoqërisë civile dhe aktivistëve mbajnë…

Read More

Kurti: Njohja nga Izraeli shumë e rëndësishme për Kosovën / Vendosja e ambasadës atje do të shqyrtohet pasi të shiqohet edhe dokumentacioni i qeverisë në ikje

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Turqisë z. Çağri Sakar dhe sekretaren e dytë të ambasadës, znj. Dilara Köseoğlu, thuhet në postimin e Lëvizjes Vetëvendosje në facebook. Ambasadori Sakar ka uruar Kurtin për rezultatin e zgjedhjeve duke theksuar se ai dhe Turqia janë të interesuar të thellojnë bashkëpunimin me qeverinë në ardhje. Kurti ka falendëruar ambasadorin për vizitën, si dhe për letrën e urimit nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. “Kryeministri në ardhje, Kurti e informoi ambasadorin për prioritetet e qeverisë së…

Read More

Arrestohet Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial, Lavdim Krasniqi

Lavdim Krasniqi, që po mbante pozitën e drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës është arrestuar gjatë ditës së sotme. Në media u raportua se arrestimi i tij ka të bëjë me keqpërdorim të detyrës zyrtare. Rastin për medie e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, i cili tha se në polici është shoqëruar edhe një zyrtar tjetër. “Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, me urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka shoqëruar për intervistim dy…

Read More

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy shpallet fajtor për korrupsion, dënohet me tre vjet burg

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy është dënuar me 3 vite burg për korrupsion, por do kryej vetëm një vit burg dhe një dënim me kusht për dy vite. Sarkozy, i cili ishte president nga 2007 në 2012, mohoi vendosmërisht të gjitha akuzat kundër tij gjatë gjykimit 10-ditor që u zhvillua në fund të vitit të kaluar. Politikani 66-vjeçar dyshohet se është përpjekur të marrë në mënyrë të paligjshme informacion nga një magjistrat i lartë në 2014 në lidhje me një veprim ligjor në të cilin ai ishte përfshirë. Para gjykatës, ai…

Read More

Vetëvendosje merr 2230 vota nga 5 mijë sa janë numëruar deri tani të votave me kusht

Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve po vazhdon numërimi i votave me kusht. Deri tani diku rreth 5 mijë vota me kusht janë numëruar. Nga ky numërim, del se Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 2.230 vota, Partia Demokratike e Kosovës 1.134, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 695, Lidhja Demokratike e Kosovës 491, Nisma Socialdemokrate 172 etj. Dihet se janë rreth 31 mijë e 500 vota me kusht dhe rreth 2 mijë e 800 vota të personave me nevoja të veçanta, të cilat u takojnë komunave të ndryshme dhe që do të…

Read More

Miroslav Lajçak nesër vjen në Kosovë

Miroslav Lajçak, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak nesër vjen në Kosovë dhe do të qëndroj për tri ditë me radhë në Prishtinë. Lajçak pritet të takohet me liderët politik të Kosovës Pasi ta përfundoj vizitën në Kosovë, Lajçak do të shkoj në Serbi ku do të qëndroj atje dy ditë.

Read More

Ju kujtohet ‘Gjino’ i ’14 vjeç dhëndër’? Ja si duket ai tani (Foto)

Komedia “14 vjeç dhëndër” është padyshim një ndër filmat shqiptar që na ka gozhduar para ekranit që të gjithëve, pa dallim moshe, batutat e të cilit i mbajmë mend dhe sot. Autori i kësaj komedie, Çajupi, trajton temën e katundit shqiptar, duke ballafaquar ankthin e ekzistencës të ndeshur ashpër me afshin e jetës. Në këtë ndeshje të papërballueshme portretizohet drama e krijimit të familjes si dramë e ekzistencës. Komedia, e cila u kthye në film, pati gjithë suksesin e merituar. Mund të themi se aktori që spikali në film, është…

Read More

Shfaqja kineze tallet me fotografinë e Selena Gomez në spital, por më vonë kërkon falje, ishte neglizhencë

Episodi i “Who’s the Murderer” ka ndryshuar një fotografi të shkrepur në spital ku shihet Selena Gomez dhe mikja e saj e cila i kishte dhuruar një veshkë në vitin 2017, dhe i zëvendësoi ato me dy burra, shkruan BBC, transmeton Insajderi. Përdoruesit në Weibo, media sociale të Kinës e quajtën imazhin “ofendues” pasi Gomez vuan nga sëmundja Lupus. Shfaqja kërkoi ndjesë duke shkruar në një deklaratë se me keqardhjen më të thellë ndihen në faj për neglizhencën. Deklarata konfirmoi se përmbajtja tani është hequr nga transmetimet e ardhshme të…

Read More

Rashiq: Dialogu me serbët lokal për Kurtin është e vetmja mundësi për sukses

Nenad Rashiq, Kryetari i Partisë Demokratike Progresive, ka thënë për Ekonomia Online se ideja Albin Kurtit për dialog me serbët lokal është e vetmja mundësi për sukses. Rashiq është shprehur racional sa i përket dialogut dhe bashkëpunimit në mes shqiptarëve dhe serbëve, duke thënë se ai ka ndjekur partinë e Kurtit pasi “ka disa elemente që janë në dobi të serbëve”. Ai ka thënë se në mesin e politikave të Kurtit më të cilat pajtohet është edhe çështja e sundimit të ligjit. Ndërsa, lidhur me pretendimet e disa politikanëve nga…

Read More