Sonte luhet ndeshja Kosovë Suedi

Sonte me fillim në ora 20:45, dardanët fillojnë rrugëtimin drejt botërorit Katar 2022. Ndeshja zhvillohet Kosovë-Suedi, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Mediumi i njohur suedez, “Aftonbladet” ka publikuar formacionin e mundshëm të Kombëtares së Suedisë përballë Kosovës. Sipas këtij mediumi, Zlatan Ibrahimovic dhe Alexander Isak do jenë në krye të sulmit, teksa Dejan Kulusevski do të nis ndeshjen nga stoli. Kristoffer Nordfeldt; Mikael Lustig, Victor Nilsson Lindelof, Filip Helander, Ludwig Augustinsson; Viktor Claesson, Kristoffer Olsson, Sebastian Larsson, Emil Forsberg; Zlatan Ibrahimovic, Alexander Isak.

Read More

Osmani në 22-vjetorin e masakrës së Izbicës: “Drejtësi për vajzën 6-muajshe Dafinën”

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani në 22-vjetorin e masakrës së Izbicës ka kërkuar drejtësi për vajzën 6-muajshe Dafinën, e cila është vrarë nga forcat serbe. “Eshtrat e Dafina Qelajt janë gjetur në varrezën masive të Petrovo Selos në Serbi më 2017. Në po të njëjtin vit, ajo është rivarrosur në varrezat e Izbicës”, ka shkruar Osmani në profilin e saj facebook. Lexoni të plotë postimin e znj. Osmani: Drejtësi për Dafinën 6-muajshe Sot bëhen 22 vjet nga masakra e Izbicës, kur forcat ushtarake e policore të regjimit gjenocidal të Serbisë,…

Read More

Sonte mbërrin vaksina / në pranimin e tyre do të jetë kryeministri Kurti dhe ministri i shëndetësis Arben Vitia

Më në fund edhe në Kosovë do të vjen vaksina. Sonte do të vijë kontigjenti i parë i vaksinave kundër koronavirusit. Ato do t’i presin kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Nga Zyra e Kryeministrit kanë njoftuar përmes një komunikate për media se ceremonia e pranimit të vaksinave do të mbahet në aeroportin “Adem Jashari” me fillim nga ora 20:15. “Ju njoftojmë se sot, 28 mars 2021, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të marrin pjesë në ceremoninë e…

Read More

Homazhe tek Teatri Kombëtar për artistin Rasim Thaçi- Cima

Për nderë të artistit, Rasim Thaqi – Cima po bëhen homazhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Humoristi IKONË- Cima, humbi jetën ditën e djeshme nga Covid-19. Me këtë rast kryeministri Albin Kurti dhe U.D. Presidenti i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca do të bëjnë homazhe me rastin e vdekjes së humoristit Rasim Thaçi-Cima. Homazhe pritet të bëjnë edhe personalitete të tjera nga jeta politike, kulturore dhe sportive, si dhe qytetarë e familjarë të të ndjerit. Ndërsa varrimi do të bëhet në fshatin e lindjen – në Vukovc, prej orës 13:00.

Read More

Gjykata Kushtetuese uron të gjithë liderët për zgjedhje nëpër pozita, në të kaluarën kishte uruar edhe Mustafën (Dokumente)

Një urim që sot është dërguar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës në drejtim të Kryeministrit Albin Kurti, ka nxitur reagime të shumta. Subjekti politik opozitar, Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila këtë veprim e ka quajtur afërsi të paprecedent të Kushtetueses me Kryeministrin Kurti. Sa i përket reagimeve të këtij subjekti politik, Indeksonline ka siguruar dokumentet, në të cilat dëshmohet se nga kjo gjykatë edhe në të kaluarën janë dërguar urime përfshirë edhe për zgjedhjen e Isa Mustafës si Kryeministër i Kosovës në vitin 2014. Urime në drejtim të krerëve…

Read More

LDK i reagon urimit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese: “e paprecedentë, e pazakontë dhe mbi të gjitha anues”

Një urim të premten ka mbrritur në adresë të kryeministrit të ri të Kosovës Albin Kurtit. Urimi kishte ardhur nga kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama Hajrizi për zgjedhjen e tij në krye të Qeverisë së Kosovës. Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës e ka cilësuar si “të paprecedentë, të pazakontë dhe mbi të gjitha anues”, urimin që kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama Hajrizi, i ka bërë të premten Albin Kurtit, për zgjedhjen në postin e kryeministrit. Në një komunikatë për medie, nga kjo parti janë shprehur se ky urim…

Read More

Adelina Thaçi pas vdekjes së prindit: Ma këpute shpirtin o Babë

Është raportuar se sot Covid-19 ka marrë jetën e humoristit IKON, Rasim Thaçit- CIMA. E bija e tij, këngëtarja Adelina Thaçi, ka reaguar pas vdekjes së babait të saj. Përmes një postimi në rrjetet e saj sociale, Adelina Thaçi shprehi dhimbjen dhe pikëllimin për humbjen e babait të saj. “Ma këpute shpirtin o babë, shoku jem, dashnija jem”, ka shkruar ajo. Rasim Thaçi vdiq të premten e 26 marsit, në moshën 71 vjeçare pas infektimit me Coronavirus.

Read More

Ngjarjet që shënojnë ditën e sotme

-Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon konferencën virtuale për lansimin e dy raporteve qe tregojn përceptimet e qytetarëve për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin e Kosovës në BE dhe përceptimet e qytetarëve për sigurinë publike dhe kërcënimet e sigurisë. (Zoom dhe në faqen e QKSS në Facebook, ora 10:00) – Mbahet seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00) -Këshilli i Investitorëve Evropianë organizon konferencën “Rritja e konkurrencës ekonomike të Kosovës në periudhën pas Covid-19”. (Shtëpia e Evropës, ora 10:00)…

Read More

Parashikimi i motit për sot

Në ditët e ardhshme përmirësim i motit, me vransira, intervale më të gjata me diell dhe pa të reshura. Orëve të mëngjesit ftohtë dhe me ngrica. Në fundjavë më ngrohtë. 25.03 – Në mëngjes kthjellime dhe shumë ftohtë. Ditën kryesisht me vransira, por nuk priten të reshura. Në mbrëmjes sërish priten kthjellime.

Read More

Qeveria e re / Kurti prezanton emrat

Albin Kurti, tanimë kandidati për kryeministër të Kosovës në Kuvendin e Kosovës ka bërë prezantimin e ministrave të Qeverisë se tij në ardhje. Për ta marrë detyrën këta ministra dhe Albin Kurti, duhet të marrin së paku 61 vota nga përbërja e re parlamentare. Dy ministri do t’i drejtohen nga “Lista Guxo” e Vjosa Osmanit: Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo e Bujqësisë. Emrat e zëvendëskryeministrave dhe ministrave të propozuara: Zëvendëskryeministër i parë për Integrime evropiane, zhvillim dhe dialog, Besnik Bislimi. Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Punëve të…

Read More