Autoritetet serbe arrestuan dy qytetarë të Komunës së Podujevës. Bulliqi kërkon lirimin e tyre menjëherë

Shpejtim Bulliqi, Kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Podujevës, përmes llogarisë së tij në facebook ka reaguar ndaj dy qytetarëve të Komunës së Podujevës të cilët u arrestuan nga policia serbe. Ata u arrestuan të shtunën ku njëri prej tyre është këshilltarë në Kuvendi e Komunës së Podujevës.

Bulliqi thot se ata u arrestuan në rrethana të pasqaruara derisa ishin dalur të ecnin brenda territorit të Komunës së Podujevës. Ai kërkon nga autoritetet serbe t’i liroj menjëherë ata.

Postimi i plotë i z. Bulliqi

Arrestimi nga policia serbe i dy qytetarëve të komunës sonë gjatë ditës së shtunë, njëri prej tyre këshilltar në Kuvendin e Komunës së Podujevës, është një veprim i papranueshëm.

Ata janë arrestuar në rrethana të pasqaruara derisa kishin dalë të ecnin brenda territorit të komunës sonë, përgjatë brezit kufitar.

Ndonëse, nuk kemi asnjë informatë nga shteti serb, as nga institucionet tona kompetente të sigurisë, duke dënuar aktin kërkoj nga shteti serb që t’i lirojë menjëherë dy qytetarët tanë, që po mbahen të ndaluar.

Related posts