Bajrami shpalos detaje nga marrëveshja e nënshkruar sot në mes Kosovës dhe Ambasadës Gjermane

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka dhënë detaje shtesë sa i përket marrëveshjes financiare që ka nënshkruar sot me ambasadorin e Ambasadës Gjermane në Kosovë Jörn Rohde. Ajo në llogarinë e saj facebook ka bërë të ditur se mbështetja që Ambasada Gjermane ka dhënë Kosovës përmes kësaj marrëveshje është 72 milion euro.

Projektet që do të marrin mbështetje granti janë 34 milionë euro:

-Ndërtimi i kolektorëve për trajtimin e ujërave të zeza për Prishtinën,
-Trajtimi i mbeturinave për Prishtinën dhe 6 komuna tjera
-Mbështetje për arsimin profesional
– Mbështetje për tregun e punës
-Mbështetje në procesin e anëtarësimit në Bashkim Europian

Ndërsa projektet prej 37.5 milionë euro si kredi afatgjata me norma të subvencionuara nga Qeveria Gjermane do të financojnë:
-Termokosin për ngrohjen e më shumë qytetarëve të Prishtinës nga panelet solare me 24 milion euro
-Zhvillimin e mëtutjeshëm të rrjetit të KOSTT me 13.5 milion euro kredi

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.