BAMIRËSIA E MARKUS RASHFORD, BBC E ZGJEDH PERSONALITETIN E VITIT 2020

Markus Rashford është një sulmues shumë i mirë në fushën e blertë dhe një djalë me zemër të madhe jashtë saj. Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar probleme pafund dhe 23-vjeçari anglez i Manchester United nuk ka qëndruar duarkryq.

Mbyllja e shkollave gjatë verës la 1.3 milion fëmijë të varfër pa vaktin që konsumonin në mensë dhe Rashford i bëri thirrje qeverisë britanike të që të lejonte edhe në verë programin për hapjen e mensave për fëmijët më të varfër.

Nismat e tij fantastike nuk munguan, teksa United është bërë bashkë me fondacionin “FareShare” dhe do të sigurojnë plot 80.000 vakte për fëmijët në nevojë për Krishtlindje.

Zemërgjerësia, ndihmat konkrete për fëmijët dhe familjet e varfra gjatë pandemisë, kanë ndikuar që Rashford të zgjidhet nga BBC si personaliteti i vitit 2020, një çmim krejtësisht i merituar. 

Related posts