Bashkëpunëtori i Vjosa Osmanit, Haxhi Avdyli i bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes nga shpifjet dhe propaganda gjatë zgjedhjeve

Bashkëpunëtori i ngushtë i Vjosa Osmanit, Haxhi Avdyli përmes një shkrimi në rrjetin social facebook u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të ken kujdes nga shpifjet dhe lajmet e rreme tani në prag të fushatës elektorale.

Ai ka bërë me faj klubin e vjetër të uzurpatorëve, siç i quan ai të pushtetit dhe shtetit të cilët mund të përdorin shpifje dhe fake news.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë, KENI KUJDES. Të tmerruar nga përkrahja plebishitare e qytetarëve, klubi i vjetër i uzurpatorëve të pushtetit edhe shtetit ,mund të ndodhë të përdorin shpifje, e fake news. Te ata me gjendje më të rëndë ekonomike mund të ndodhë edhe të ofrojnë ndihma të ndryshme e para. Por aman mos e shisni besimin dhe bindjen tuaj me asgjë.

Mos bini pre e portaleve e lajmeve të rreme. Mos e bëni për vete, bëne për fëmijët e juaj. Bëjeni për gjeneratën pas nesh. Refuzoni veprimet e shpifjet e tyre të dëshpruara.

Related posts