Berisha ka kujtuar 30 vjetorin e revolucionit demokratik në Shqipëri

Në shqipëri, sot kishte një datë të veçantë që festohet atje, ai i 30 vjetorit të revolucionit demokratik që ndodhi 30 vite më parë. Përkitazi me këtë ditë, protagonisti i kësaj ngjarje, Sali Berisha ka bërë homazhe për figurën e Azem Hajdarit, tribunin legjendar të lirisë, siç e quan ai të studentëve liberator të Shqipërisë demokratike.

“Sot në 30 vjetorin e Revolucionit Demokratik te Dhjetorit ‘90, homazhe per Azem Hajdarin tribunin legjendar te lirise se shqiptareve dhe studentet liberator. Azem ti je gjalle! sb”, ka shkruar Berisha në llogarinë e tij në fb.

Berisha ka thënë se sa herë vjen një datë e tillë, ai përjeton emocione të forta dhe krejt të veçanta nga çdo përjetim tjetër.

“Përjetoj me rritje të adrenalinës, shtërngate emocionesh të forta, të një lloji krejt të veçantë, nga çdo lloj tjetër që ngjallin kujtimet dhe përjetimet e shkuara”. Kanë kaluar 30 vite nga ato ditë, netë, mëngjese të lagëta të ftohta e gri të Dhjetorit ‘90 dhe për mua, por besoj edhe qindra dhe mijra të tjerë si unë, pavarësisht se çfarë momentesh, çastesh, ndodhish edhe ngjarjesh personale, familjare, sociale, politike qoftë edhe të paimagjinueshme që kemi përjetuar më vonë ndër vite, ato të atyre ditëve kanë mbetur thesari shpirtëror më i çmuar i jetës tonë”, ka shtuar z. Berisha.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.