Biden akuzon Departamentin amerikan të Mbrojtjes se ka penguar tranzicionin e pushtetit

Presidenti i zgjedhur i SHBA, Joe Biden ka akuzuar departamentin e mbrojtjes për “papërgjegjshmëri” duke thënë se dështuan t’i japin ekipit të tij informacionin e duhur për tranzicionin e pushtetit. Ai tha se ekipi i tij kishte hasur “pengesa nga udhëheqja politike”.

Biden gjithashtu pohoi se agjencitë kritike për sigurinë e SHBA kanë pësuar “dëme të mëdha” nën qeverisjen e Donald Trump, shkruan BBC.

Biden merr detyrën në 20 Janar por presidenti Trump ka refuzuar të pranojë. Për javë të tëra pas zgjedhjeve të 3 nëntorit, Biden u bllokua nga marrja e njoftimeve kryesore të inteligjencës, një pjesë thelbësore dhe normalisht rutinë e një tranzicioni presidencial.

Pasi Trump më në fund pranoi të lejojë procesin zyrtar të tranzicionit muajin e kaluar, Biden vlerësoi Shtëpinë e Bardhë për ndihmën e saj në këtë proces. Por toni i tij ka ndryshuar. Biden foli pas një njoftimi nga ndihmësit e sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme.

Në një fjalim që ai postoi në Twitter, Biden tha se ekipi i tij po përballej me “bllokime rrugësh” në departamentin e mbrojtjes dhe Zyrën e Menaxhimit dhe Buxhetit.

“Tani për tani, ne thjesht nuk po marrim të gjithë informacionin që na nevojitet nga administrata në largim në fushat kryesore të sigurisë kombëtare,” tha ai.

Presidenti i zgjedhur shtoi se ekipi i tij kishte nevojë për një “pamje të qartë të qëndrimit tonë të forcës në të gjithë botën” dhe se kundërshtarët e SH.B.A. mund të shfrytëzonin çdo konfuzion që rezultonte.

Pas vërejtjeve së Biden, Sekretari i Përkohshëm i Mbrojtjes, Christopher Miller tha se zyrtarët kishin “punuar me profesionalizmin më të madh për të mbështetur aktivitetet e tranzicionit”. “Departamenti i Mbrojtjes ka kryer 164 intervista me mbi 400 zyrtarë dhe ka siguruar mbi 5,000 faqe dokumente – shumë më tepër sesa kërkohej fillimisht nga ekipi i tranzicionit i Biden,” tha ai.

Related posts