Biden letër kryetarit të shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepit për Ditën e Falenderimeve

Me rastin e Ditës së Falenderimeve, përmes një letre të gjatë, presidenti në ardhje i SHBA-së, z. Joe Biden, ka uruar kryetarin e Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, z. Agim Rexhepi.

Në adresën elektronike të z.Rexhepi gjithashtu kan arritur më shum se 50 letra të tilla urimi nga senatorë e kongresist amerikan.

Kryetari Rexhepi këtë njoftim e ka bërë përmes një statusi ne facebook.

Postimi i ti:

Miq jam shum i nderuar të ju njoftoj që pak më parë kam marë në mënyrë elektronike një letër të gjatë nga Presidenti në ardhje i SHBA, z. Joe Biden me rastin e Ditës së falenderimeve.

Agim,

Falënderimi është një kohë e veçantë për Amerikën. Një kohë për të reflektuar mbi atë që ka sjellë viti dhe për të menduar për atë që pritet përpara.

Besimi, guximi, sakrifica, shërbimi ndaj vendit, shërbimi ndaj njëri-tjetrit dhe mirënjohja edhe përpara vuajtjeve, kanë qenë prej kohësh pjesë e asaj që do të thotë falënderimet në Amerikë.

Në fakt, unë kurrë nuk kam qenë më optimist për të ardhmen e Amerikës sesa jam tani.

Unë besoj se Shekulli 21 do të jetë një Shekull Amerikan.

Ne do të ndërtojmë një ekonomi që udhëheq botën.

Ne do ta udhëheqim botën me fuqinë e shembullit tonë – jo me shembullin e fuqisë sonë.

Ne do të udhëheqim botën për klimën dhe do të shpëtojmë planetin.

Ne do të gjejmë shërimin për kancerin, alzheimerin dhe diabetin.

Nga familja Biden tek e juaja, kudo dhe sido që të jeni duke festuar, ne ju urojmë një Falenderim të Gëzuar.

Zoti ju bekoftë dhe Zoti i ruajtë trupat tona.

Joe Biden

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.