Biden merr vaksinën anti-COVID, presidenti i zgjedhur mesazh qytetarëve për sigurinë e produktit

Joe Biden, president i zgjedhur tanimë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është vaksinuar të hënën me vaksinën kundër COVID-19, një zhvillim ky që u transmetua direkt në televizionet amerikane, me qëllim nxitjen e besimit tek siguria e saj, në prag të shpërndarjes në masë që do të ndodhë vitin e ardhshëm.

Biden tha se do ta bëjë luftën kundër koronavirusit, që në Shtetet e Bashkuara ka marrë mbi 315 mijë jetë njerëzish, prioritetin e tij kryesor me të marrë detyrën më 20 janar.

Biden do të trashëgojë sfidën logjistike për transportin e vaksinës për qindra milionë amerikanë, si dhe detyrën për të bindur njerëzit e shqetësuar dhe skeptikë që ta bëjnë atë.

Pasi mori dozën e vaksinës së prodhuar nga kompanitë “Pfizer” dhe “Bio N Tech”, Biden vlerësoi profesionalizmin e treguar nga anëtarët e stafit mjekësor, të cilët i cilësoi “heronj”.

Related posts