Biden rikonfirmon fitoren në Xhorxhia

Rikonfirmohet fitorja e kandidatit demokrat Joe Biden në shtetin e Xhorxhias me 16 votat e saj elektorale. Konsiderohet fitore e jashtëzakonshme për demokratët zgjerimi i hartës së tyre elektorale në juglindje të vendit.

Fitorja e këtyre 16 votave elektorale rrit epërsinë e demokratit Biden në Kolegjin Zgjedhor ndaj Presidentit aktual Donald Trump. Biden u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale më 7 nëntor pasi fitoi në Pensilvani, Miçigan dhe Uiskonsin, shtete të ciliat Presidenti Trump i kishte fituar në zgjedhjet e vitit 2016.

Tani Biden numëron 306 vota elektorale kundrejt 232 votave të Presidentit Trump.

Shtetin e Xhorxhias në vitin 2016 e kishte marrë republikani Donald Trump me 5 përqind më shumë vota se demokratja Hillary Clinton.

Vlen të theksohet se shteti i Xhorxhias nuk kishte votuar për një kandidat demokrat për president që nga viti 1992, kur Bill Clinton u bë president i vendit./VOA.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.