Blog

Pavarësisht bllokimit në Turqi, UEFA e konfirmon se finalja e Ligës së Kampionëve luhet në Stamboll

Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA e ka konfirmuar se pavarësisht bllokimit të Turqisë për shkak të Covid-19, ndeshja finale do të luhet në Stamboll. Finalja e madhe e UEFA Champions League, do të zhvillohet më 29 maj, mes Chelseat dhe Manchester City, shkruan IndeksOnline. UEFA shpreson që t’u japë dy klubeve angleze nga 4 mijë bileta për tifozët, në mënyrë që ata të jenë në stadiumin ‘Ataturk’. “Finalja e Ligës së Kampionëve në UEFA do të zhvillohet në Stamboll më 29 maj me një numër të…

Read More

Osmani e Kurti në 22 vjetorin e vrasjes së Aganit: Do të gjykohen të gjithë ata që kryen krime në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin në 22 vjetorin e vrasjes së Fehmi Aganit kanë bërë homazhe te varri i tij. Presidentja Osmani me lot në sy është shprehur se profesor Agani ishte njeri që gjithmonë dinte ti bënte të gjithë bashkë në kohët më sfiduese. “Ai ishte njeri që gjithmonë dinte ti bënte të gjithë bashkë në kohët më sfiduese, ishte krahu i djathë i presidentit Rugova e mbi të gjitha punoi që sakrifica e popullit të Kosovës për liri të dëgjohëj…

Read More

Capital T publikon këngën “Rrushe”

Reperi i njohur dhe siç njihet shumë i talentuar për muzikën që bën Capital T ka publikuar këngën “Rrushe”. Kënga “Rrushe” është shumë emocionale dhe flet për realitetin jo të mirë që mbretëron në Kosovë. Pas këtij projekti, vjen seriali me të njëjtin emër ku luajnë shumë aktorë të njohur shqiptarë. Dëgjoni më poshtë këngën e re:

Read More

UP-ja pezullon 11 deputet nga detyra e tyre si profesorë universitarë

Universiteti i Prishtinës ka pezulluar nga puna 11 profesorë universitarë, tanimë deputet të zgjedhur në Kuvendin e Kosovës. 11 profesorë të Universitetit të Prishtinës duhet që t’i lirojnë pozitat pasi që janë zgjedhur deputetë në Kuvendin e Kosovës. Vendimi i Rektoratit të UP-së tregon se pezullimi i tyre nga pozita e profesorëve do të zgjasë për aq kohë sa ata do të jenë deputetë të Kuvendit të Kosovës. Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është njëri nga deputetët që duhet të lirojë detyrën e profesorit universitar. I pari i PDK-së, Enver…

Read More

Kryeministri Kurti deklarohet për Gërvallen: Ajo e afirmon luftën tonë çlirimtare

Albin Kurti, Kryeministri i kosovës ka reaguar në profilin e tij facebook ndaj një fushate të orkestruar ndaj ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës Donika Gërvallës. Kryeministri Kurti i ka shkruar se është mjaft interesant fakti se si kjo fushatë kundër Donika Gërvallës nuk u nis kur znj. Gërvalla erdhi në listën zgjedhore të përbashkët me Albin Kurtin dhe VV dhe as kur u emërua ministre, por pikërisht tash kur është kthyer nga vizita e suksesshme në Bruksel. “Dje, duket që filloi një fushatë kundër zëvendëses sime dhe ministres…

Read More

Qeveria: Ligjet nuk lejojnë të ofrojmë garanci për lirimin me kusht të krerëve të UÇK-së

Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, për mediumin KOHA ka deklaruar se nuk mund të ofrojnë garancë për lirimin me kusht nga Haga të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po akuzohen nga Gjykata Speciale për krime lufte. Zëdhënësi Kryeziu, ka thënë se kjo nuk mund të bëhet as nga Qeveria e as nga kryeministri, pasi Gjykata Speciale ligjërisht është e Kosovës, por me seli në Hagë. Më herët janë tërhequr paralele për lirimet me kusht të ish-udhëheqësve të UÇK-së, të akuzuar nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime…

Read More

Ministrja Haxhiu konfirmon se të premten votohet programi i Qeverisë Kurti

Albulena Haxhiu, Ministrja e Drejtësisë ka konfirmuar se këtë të premte do të votohet programi i Qeverisë Kurti. Znj. Haxhiu gjatë diskutimit të organizuar nga Lëvizja FOL, tha se pas miratimit të programit në qeveri i njëjti do të diskutohet edhe në Kuvend. “Të premten pritet të votohet programi dhe më pas për diskutim në Kuvend”, tha ajo. Ndërkoh, ka pasur zëra kritik ndaj qeverisë në vazhdimësi për mosprezantimin e programit deri tani.

Read More

Bislimi: Dialogu rinis në qershor

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme bëri të ditur se dialogu do të vazhdojë në pjesën e dytë të muajit qershor. “Nuk ka pasur bisedime, ka pasur raportim të Lajcak për ecurinë e deritanishme. Nuk do të ketë takime dhe bisedime para pjesës së dytë të qershorit”, tha zëvendëskryeministri. Ai tha se parimet e Qeverisë për dialogun me Serbinë janë të qarta. Gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme, Bislimi tha se i kanë pesë parime. Të parin e përmendi mosrinegocimin e marrëveshjeve të…

Read More

Beteja e vështirë e Pink me COVID-19: “Duket çmenduri, por ne kishim Covid vitin e shkuar / Mendova se do të vdisja bashkë me djalin dhe shkrova testamentin

Një vit më parë, Pink dhe djali i saj u infektuan me Covid-19 dhe mesa duket këngëtarja nuk e ka harruar ende eksperiencën e frikshme që kaluan. Për “Heart Radio”, Pink ka treguar se asokohe mendonte se ajo bashkë me djalin do të ndaheshin nga jeta, sepse simptomat e tyre ishin shumë të rënda. “Duket çmenduri, por ne kishim Covid vitin e shkuar, në fillim të Marsit, dhe ishte shumë keq, aq sa unë shkrova sërish testamentin tim. Në atë moment mendoja se çdo gjë kishte marrë fund për ne”, …

Read More