Bokseri, Luan Krasniqi i bën koment Kurtit: Mërgatën mbrapa e ke o Albin

Emër i njohur për shqiptarët mbarë ku ndodhën dhe jo vetëm, Ish boksieri kosovar i kategorisë së rendë në boksin profesionist, Luan Krasniqi, i ka dalë në mbështetje kandidatit për kryeministër, Albin Kurtit në zgjedhjet e 14 shkurtit nga Lëvizja Vetëvendosje.

Boksieri Krasniqi në mbështetje të Kurtit i ka komentuar atij në një postim në facebook në statusin ku Kurti ka shkruar “Mërgata voton”, ndërsa ka marrë komentin nga Krasniqi “Mërgatën mbrapa e ke o Albin”.

Përveç tjerash, Albin Kurti gjatë kësaj fushate në fokus të veçantë e ka edhe mërgatën duke kërkuar nga ata edhe mbështetje të vazhdueshme edhe votim si asnjëherë më parë.

Vetëvendosje, gjatë këtyre zgjedhjeve pret që një numër i konsiderueshëm i votave t’i vijnë nga mërgata.

Related posts