Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës ka vendosur ta vazhdojë konkursin për drejtor të SHSKUK-së. Në faqen zyrtare të ShSKUK-së tanimë ekziston një vendim i marrë me datën 4 dhjetor 2020 për shtyrjen e afatit të konkursit për drejtorë në ShSKUK.
Vendimi thot se kandidatët e interesuar mund të aplikojnë nga data 26.12.2020 deri 11.01.2021.
Kandidatë të cilët kanë aplikuar sipas afatit të publikuar me konkursin fillestar nuk kanë nevojë të riaplikojnë sepse aplikimi i tyre i mëparshëm do të konsiderohet valid.
Në arsyetimin e vendimit që ka dhënë ShSKUK thot se: vendimi për shtyrjen e afatit për aplikim është bazuar në nevojën që konkursi të jetë i shpallur konfrom Pikës 1 të Nenit 68 të Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtarët Publik.
Konkursi i parë për drejtor të ShSKUK-së ishte lëshuar me datën 25.11.2020 i nënshkruar nga Kryesuesi i Bordit Drejtues të ShSKUK-së, z. Xhevat Jakupi, i njejti që nënshkroi edhe vendimin për shtyrjen e afatit të këtij konkursi deri me datën 11.01.2021.