Borë dhe në shkretëtirë, temperaturat – 2 gradë celsius në Arabinë Sauditë

I ftohti, ngricat dhe temperaturat nën zero kanë mbërthyer Europën por jo vetëm. Temperaturat e ulëta janë shënuar dhe në Arabinë Saudite.


Në shkretëtirat e Afrikës dhe në Lindjen e Mesme është gjë e rrallë të bie borë, por këtë vit edhe atje ka rënë dëborë duke dhuruar pamje spektakolare.

Në Arabinë Saudite temperaturat kanë zbritur deri në -2 gradë celsius, ndërsa reshjet e dëborës mbuluan shkretëtirën e Saharasë.

Sipas mediave të huaja, vendasit dhe të huajt u dyndën në shkretëtirë në rajonin Aseer për të shijuar pamjen e rrallë. Ndërkohë, fotografi Karim Bouchetata ka realizuar fotografi fantastike nga peizazhi i veçantë.

Burimi/politico.al

Related posts