Boris Johnson pro largimit të gjashtë klubeve nga Premierliga

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson është dalë kundër themelimit të ‘European Super League’.

12 klube (Chelsea, Manchester City, Manchester United, Liverpool, Arsenal, Tottenham, Real Madrid, Barcelona, Ateltico Madrid, Inter, Juventus, Milan),  janë larguar përfundimisht nga Champions League dhe kanë krijuar ‘European Super League’, shkruan IndeksOnline

Madje Johnson gjatë një takimi, mbështeti të gjithë krerët e Premierligës për t’i dëbuar nga liga gjashtë klubet (nëse ata dëshirojnë).

Arsenal, Chelsea, Liverpool, Manchester United, Tottenham dhe Manchester City, janë gjashtë klubet angleze themeluese të Superligës së Europës.

Johnson tha se është në mbështetje të tifozëve dhe se në këtë mënyrë futbolli s’e ka hijeshinë./IndeksOnline/

Related posts