Bulliqi i kundërpërgjigjet Isa Mustafës: Është matufosur

Mbrëm, i ftuar në emisionin Rubikon, kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka dhënë kritika të shumta në drejtim të fituesit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Llap, Shpejtim Bulliqit.

Mustafa ishte i drejtpërdrejt në akuza duke e quajtur Shpejtim Bulliqin si fajtorin kryesor për mosliberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Por, nuk ka vonuar shumë që Mustafës, t’i përgjigjet Bulliqi duke thënë se pengesë për liberalizimin e vizave janë ata që gjinden në krye të institucioneve të korruptuara. Ai nuk ka hezituar ta quaj z. Mustafa të matufosur dhe nuk mund ti zihet për të madhe se çka deklaron.

“Po z.Mustafa e di shumë mirë se ku është pengesa e liberalizimit të vizave për qytetarët tanë. Ata që i ka në krye të institucioneve të korruptuara dhe me akuza për korrupsionin, janë shkaktari kryesor, por meqë është matufosur pak, atij edhe nuk i zihet për të madhe çka deklaron”, ka thënë Bulliqi.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.